Biden zgjedh Sekretarin e Shtetit/ Trump: Shpresoj që gjykatat të tregojnë guxim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden zgjedh Sekretarin e Shtetit/ Trump: Shpresoj që gjykatat të tregojnë guxim

Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet t’i besojë një nga postet  më të rëndësishme të shtëpisë së bardhë, atë të sekretarit të shtetit, diplomatit amerikan Antoni Blinken. Ky i fundit ka shërbyer si zëvendës sekretar dhe si zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare në administratën Obama.

 

Sipas mediave amerikane Biden gjithashtu pritet të emërojë një ndihmës tjetër të ngushtë, Jake Sullivan, si këshilltar të sigurisë kombëtare, i cili po ashtu ka qene ne administratën e Obamës si Zëvendës Asistent i Presidentit.

 

Advertisement

Por ndërsa Biden vijon punën me përzgjedhjen e stafit presidenti Donald Trump  ka kërkuar të pritet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

 

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA-së

Advertisement

Pse Joe Biden po formon kaq shpejt një kabinet kur hetuesit e mi kanë gjetur qindra mijëra vota mashtruese, të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin ne të paktën katër Shtete,  të cilat janë të mjaftueshme për të fituar zgjedhjet? Shpresojmë që gjykatat të kenë  guxim për të bërë atë që duhet!

 

Kreu i shtëpisë së bardhe duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe ka ngritur një sërë padish për manipulim të votave në disa shtete. Disa nga çështjet që Donald Trump ka çuar në gjykatë janë rrëzuar pasi nuk janë gjetur fakte të qëndrueshme për vjedhjen e votave.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy