
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken deklaroi për median gjermane Funke Group se kundërofensiva e Ukrainës do të fillojë në javët e ardhshme.
Blinken shtoi gjithashtu se për sa kohë që agresioni rus vazhdon , vendet perëndimore do të vijojnë presionin e paprecedentë përmes sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit.
Advertisement
Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi gjithashtu se Ukraina do të vendosë për kthimin e Krimesë.
“Ukraina është një vend në demokraci. Presidenti Volodymyr Zelensky mban përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit, por ai duhet të dëgjojë vullnetin e ukrainasve ”, tha Blinken, siç raportojnë mediat ndërkombëtare.
Advertisement