Blinken mbërrin në Izrael, të hënën takohet me Netanyahun, të martën në Egjipt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blinken mbërrin në Izrael, të hënën takohet me Netanyahun, të martën në Egjipt

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti sot në Izrael për t’i dhënë një shtysë negociatave për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Blinken do të takohet të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e mbrojtjes Yoav Galland dhe presidentin Isaac Herzog, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit që e shoqëronte atë në turneun e tij.

Të martën, kreu i diplomacisë amerikane do të udhëtojë në Egjipt ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë.

Negociatat, të cilat u ndërprenë të premten mbrëma në Doha, pritet të rifillojnë këtë javë në Kajro, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Vedant Patel./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy