
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shfrytëzoi vizitën e tij në Dubai në samitin e klimës për të zhvilluar diskutime mbi luftën në Rripin e Gazës.
Sekretari Blinken u takua me homologët e tij nga Katari, Emiratet E Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Jordania së bashku me përfaqësues të autoritetit palestinez, me të cilët foli për të ardhmen e Gazës si dhe zgjatjen e armëpushimit.
Advertisement
Sekretari Blinken është në udhëtimin e tij të tretë në Lindjen e Mesme që kur izraeli i shpalli luftë Hamasit rreth dy muaj më parë.
Megjithëse përpjekjet vazhdojnë, nuk ka ende ndonjë shenjë që palët t’i rikthehen marrëveshjes së armëpushimit, e cila do të lironte më shumë pengje dhe do të çonte më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
Advertisement