
Një deputet konservator britanik, Sir David Amess, është goditur disa herë me thikë gjatë një takimi elektoral me votuesit në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, në Mbretërinë e Bashkuar.
Një burrë i panjohur hyri në zyrën e Sir David Amess dhe i shkaktoi plagë të shumta me thikë.
Për këtë ngjarje, autoritetet britanike kanë vënë në pranga një person.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e Amess.
Advertisement
Policia ndodhet në vendngjarje dhe rrugët përreth janë të mbyllura.