Britania përgatit aktakuzë për 5 të dyshuar për spiunim për Rusinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania përgatit aktakuzë për 5 të dyshuar për spiunim për Rusinë

Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj pesë personave të cilët dyshohet se kanë spiunuar për Rusinë, njoftoi BBC të enjten.

 

Orlin Roussev, Bizer Dzhambazov, Katrin Ivanova, Ivan Stoyanov, dhe Vanya Gaberova do të dalin para gjykatës të martën e ardhshme.

 

Advertisement

Pesë shtetasit bullgarë akuzohen për konspiracion për të mbledhur informacione të cilat do të ishin të dobishme për armikun nga gushti 2020 deri në shkurt 2023.

 

Ky grup akuzohet, po ashtu, se ka kryer operacione të vëzhgimit edhe në Mal të Zi, të cilat përfshinin krijimin e kartelave të rreme të identifikimit për gazetarë, përfshirë një në imazh të Ivanovës.

 

Advertisement

Ky rast u hetua nga Policia Metropolitane.

Të pandehurit dyshohet se kanë punuar në një celulë spiunimi për shërbimet sekrete të Rusisë dhe puna e tyre përfshinte përcjelljen dhe vëzhgimin e caqeve.

 

Ata akuzohen se kanë punuar në operacione aktive në Britani të Madhe dhe në Evropë, si dhe për grumbullimin dhe dorëzimin e informacioneve te shteti rus.

Advertisement

 

Roussev, 45 vjeç, dyshohet se i ka udhëhequr operacione nga Britani e Madhe dhe se ka vepruar si urë lidhëse për ata që i kanë marrë informacionet e inteligjencës.

 

Hetuesit të cilët i bastisën pronat e tre të pandehurve në Londër dhe Norfolk, Roussev, Zdhambazov dhe Ivanova, gjetën pasaporta të rreme dhe dokumente zyrtare të identitetit për Britaninë e Madhe, Bullgarinë, Francën, Italinë, Spanjën, Kroacinë, Sllovakinë, Greqinë dhe Republikën e Çekisë.

Advertisement

 

Disa prej dokumenteve përmbanin fotografi të Roussev dhe Dzhambazov. Dyshohet se Roussev i ka bërë vetë falsifikimet.

Roussev, Dzhambasov dhe Ivanova kanë jetuar në Britani të Madhe për shumë vite, ku kanë punuar punë të ndryshme duke jetuar në pronave të ndryshme periferike.

 

Advertisement

Roussev ka histori biznesi me Rusinë. Ai u zhvendos në Britani të Madhe më 2009 dhe punoi për tri vjet si teknik në shërbimet financiare./REL/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy