Bundestagu zgjedh Olaf Scholz/ Kancelari i ri i Gjermanisë merr 395 vota pro 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bundestagu zgjedh Olaf Scholz/ Kancelari i ri i Gjermanisë merr 395 vota pro 

Olaf Scholz nga Partia Socialdemokrate u zgjodh nga shumica e deputetëve në Bundestag si kancelar i ri i Gjermanisë.

 

Me 395 vota pro, 303 kundër edhe 6 abstenime , Scholz u bë drejtuesi i një koalicioni të qendrës së majtë, ndërsa është pasuesi i Kancelares Angela Merkel e cila qëndroi 16 vite në pushtet.

 

Advertisement

63-vjeçari u zgjodh në post me një mandat katërvjeçar nga Bundestagu dhe më pas u betua para presidentit gjerman.

 

Koalicioni qeverisës përbëhet nga SPD-ja, ambientalistët e Gjelbër dhe partia pro-biznesit, Demokratët e Lirë. Edhe pse kanë patur dallime të dukshme ideologjike dhe politike, qeveria e re ka vendosur si qëllim përshpejtimin e digjitalizimit, ekonominë e gjelbër si dhe të heqë pagën minimale.

 

Advertisement

Gjithashtu, qeveria planifikon të rishikojë ligjet e migracionit dhe shtetësisë, duke lejuar shtetësinë e dyfishtë dhe për të thjeshtuar procesin e marrjes së pasaportës gjermane.

 

Edhe për azilkërkuesit, është parashikuar që ata do të mund integrohen  më shpejtë në shoqëri, pasi do t’u jepet mundësia që të qëndrojnë përgjithmonë në Gjermani.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy