
Gjatë vitit 2020 të ardhurat nga taksat dhe kontributet sociale në Bashkimin Evropian ranë me 215 miliardë euro krahasuar me një vit më parë.
Ky është viti i parë ku kjo kategori të ardhurash ka pasuar rënie, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. E gjitha kjo lidhet me pandeminë e COVID-19.
Në total, taksat dhe kontributet sociale përbënin mesatarisht 41.3% të Prodhimit të Brendshme Bruto në BE.
Vendi me nivelin më të lartë për 2020 ishte Danimarka me 47.5%, e ndjekur më pas nga Franca (47.5%) dhe Belgjika (46.2%).
Kurse niveli më i ulët për taksat dhe kontributin social në raport me GPD është regjistruar në Irlandë (20.8%) dhe Romania (27.2%).
Në 2020, të ardhurat nga taksat përbënin 89.3% të të ardhurave në total për qeveritë e BE-së.