Çmimi Nobel për Paqen: Rreziku bërthamor është konkret, fola edhe me Gorbaçovin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmimi Nobel për Paqen: Rreziku bërthamor është konkret, fola edhe me Gorbaçovin

Shumë i shqetësuar për situatën në Ukrainë, si dhe pasojat rreth saj, është drejtori i gazetës Novaya Gazeta, Dmitri Muratov.

Gazetari 60 vjeçar fitoi vitin e kaluar çmimin Nobel për Paqen, së bashku me gazetaren filipinase Maria Ressa, si një nga bastionet e fundit të kritikës ndaj regjimit të Vladimir Putin.

Por ai tashmë e sheh paqen shumë larg, madje shton se rreziku i një përdorimi të armëve bërthamore nuk është më thjesht teorik.

“Rreziku i vërtetë tashmë është ai bërthamor, po shndërrohet në mundësi reale. Druhem se dikush në Kremlin mund të mendoj, herët a vonë të shtypë butonin e kuq”.

Advertisement

Gazetari opozitar shtoi se për këtë mundësi katastrofike për njerëzimin ka biseduar edhe me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste si dhe për presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetik, 91-vjeçarin Mickail Gorbaçov.

“Nuk është mirë me shëndet, por më tha se duhet bërë gjithçka për të shmangur një luftë të tillë”, i rrëfeu mediave Muratov.

Me një të kaluar në ushtri, pas rënies së Bashkimit Sovjetik Muratov filloi karrierën gazetareske dhe nga viti 1993 ka qenë kryeredaktor dhe drejtor i gazetës së njohur, ku nuk kanë munguar artikujt kritikë mbi shtypjen e lirisë dhe korrupsionin,  duke përfshirë edhe ato të gazetares së vrarë  Anna Politkovskaya.

Pas sulmit rus në Ukrainë, Muratov ka vendosur të shpërndajë versione të gazetës në rusisht dhe në gjuhë ukrainase, duke shmangur urdhrin e Kremlinit për raportimin e saj që cilëson si operacion special”, i cili detyron gazetarët t’i përmbahen vetëm njoftimeve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes ose Presidencës.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy