COVID-19, Castex: Franca drejt rikthimit në normalitet, por ka ende punë për të bërë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
COVID-19, Castex: Franca drejt rikthimit në normalitet, por ka ende punë për të bërë

Kryeministri francez, Jean Castex gjatë një vizite në një qendër vaksinimi deklaroi se Franca është në rrugën e duhur për një kthim në jetën normale, falë vaksinimit të popullsisë.

“Gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Ne jemi në rrugën e duhur sepse e dimë origjinën e rrugës së duhur, që është vaksinimi”, tha ai, duke kujtuar se rreth 48.5 milionë francezë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 43.9 milionë, ose 65.1%, janë plotësisht të vaksinuar.

“Ne duam të kthehemi në një jetë normale, nuk jemi larg prej saj, shpresoj. Kjo valë e katërt dhe sot unë flas me kujdes, është nën kontroll për momentin”, nënvizoi Castex.

Ndërsa shtoi ai “ka akoma punë për të bërë, ka ende popullsi të pavaksinuar dhe për këtë arsye të ekspozuar”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy