
Pfizer ka njoftuar se pilula e saj eksperimentale antivirale Covid-19 është në gjendje të zvogëlojë shkallën e shtrimit në spital dhe vdekjen me gati 90%.
Kompania farmaceutike ka njoftuar se do t’i kërkojë Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave dhe organeve të tjera rregullatore ndërkombëtare autorizimin sa më shpejt të jetë e mundur.
Pfizer ndërpreu para kohe provat klinike të ilaçit antiviral kundër Covid, pasi rezultatet paraprake treguan një reduktim më të madh se 89% të rrezikut të shtrimit në spital ose vdekjes tek pacientët në rrezik.
Ishte vetë kompania që komunikoi të dhenat mbi bazën e analizës së ndërmjetme të fazës 2/3 të studimit EPIC-HR.
Këto rezultate duken të jenë më të mira se ato të Merck’s Molnupiravir, i cili është 50% efektiv në reduktimin e rreziqeve;
Pfizer do t’i paraqesë rezultatet e pjesshme të provës tek FDA e SHBA-së për autorizim për përdorim urgjent./tgcom