
Një studim i fundit i Shëndetit Publik Britanik dhe universitetit të Oksfordit ka gjetur se mbrojtja nga dy vaksinat më të përdorura në Britani të Madhe kundër Covid-19 dhe sidomos kundër variantit Dalta, i cili është më i përhapuri, dobësohet brenda tre muajve.
Bazuar në më shumë se tre milion mostra të hundës dhe fytit të marra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, studimi i Universitetit të Oksfordit zbuloi se 90 ditë pas dozës së dytë të vaksinës Pfizer ose Astrazeneca, efikasiteti i tyre në parandalimin e infeksioneve kishte rënë në 75% për Pfizer dhe 61% për Astrazenecën.
Sipas të dhënave të këtij studimit rënia e efikasitetit ishte më e theksuar tek personat e moshës 35 vjeç e lart se ata nën atë moshë. Gjithashtu u zbulua se ata që infektohen pasi marrin dy injeksione ose të vaksinës Pfizer-BioNTech ose AstraZeneca mund të jenë me rrezik më të madh për të tjerët sesa në variantet e mëparshme të koronavirusit, pasi janë transmetues të përhapjes së virusit duke mos patur asnjë shenjë klinike.
Për shkak të uljes së efikasitetit të vaksinave anti-covid me kalimin e muajve, shumë vende të botës kanë vendosur aplikimin e një dozë të tretë përforcuese.