DETAJE/ Si u arratis “mbreti” shqiptar i drogës nga burgu italian, lidhja e tij me “Diabolik”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DETAJE/ Si u arratis “mbreti” shqiptar i drogës nga burgu italian, lidhja e tij me “Diabolik”

Dorian Petoku, “mbreti i narkotikëve”, u arratis nga qendra e rikuperimit në Nola, në provincën e Napolit, ku kishte arritur të tranferohej me një çertifikatë mjekësore.

 

34-vjeçari shqiptar ishte mik i Fabrizio “Diabolik” Pisticelli, i cili u vra gjatë një atentati në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore.

 

Advertisement

Petoku ishte dënuar me 12 vite burg, bëjnë me dije mediet italiane.

 

I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio.

 

Advertisement

Lexo edhe: EMRI/ I dënuar me 12 vite burg, arratiset narkotrafikanti shqiptar në Itali

 

Me kalimin e viteve ai fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit romak.

 

Advertisement

Rëndësia e tij është përjetësuar në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata.

 

Janë katër burra në tavolinë. Njëri është “Francezi”, një i infiltruar , në krah të tij është Salvatore Casamonica dhe përballë tij “Diabolik” Piscitelli, i cili u vra më 7 gusht 2019 në një pritë në parkun e ujësjellësit.

 

Advertisement

Me ta në fakt është edhe Dorian Petoku. Sipas asaj që u rindërtua nga hetimet, temë kryesore e bisedës ishte një armëpushim në konfliktin që kishte shpërthyer mes familjeve Esposito dhe Spada.

 

Jo vetëm kaq, Piscitelli, Casamonica dhe Petoku po planifikonin të transportonin edhe një sasi të madhe droge nga Amerika e Jugut. Operacioni i quajtur “Brazili me kosto të ulët” përfshin mbërritjen në Itali të 7 tonë kokainë të fshehur në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve.

 

Advertisement

Arrestimi, transferimi në komunitet dhe arratisja

 

Petoku është arrestuar në Shqipëri pas hetimit “Grande Raccordo Criminale”.

 

Advertisement

Ai qëndroi në vendlindje për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga.

 

Me të mbërritur në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge. Ndërkohë që askush nuk e di se si e ka marrë drogën duke qenë se ndodhej në burg.

 

Advertisement

Pavarësisht refuzimit të Prokurorisë, ai u transferua në komunitetin e rikuperimit të Morlupos, nga ku u transferua në atë të Nolës. Megjithatë, javën e kaluar, Petoku arriti të arratisej, duke përfituar nga siguria e ulët dhe miqësitë e vjetra./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy