“Dita më vdekjeprurëse për ushtrinë”, Izraeli: Humbëm 10 ushtarë gjatë luftimeve në Gazë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dita më vdekjeprurëse për ushtrinë”, Izraeli: Humbëm 10 ushtarë gjatë luftimeve në Gazë

Ushtria izraelite deklaroi se ka humbur 10 ushtarë gjatë luftimeve të së martës në veri të Gazës. Nëntë nga të vrarët, duke përfshirë një komandant batalioni dhe colonel, luftuan në Shejaiya, në lindje të qytetit të Gazës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se atyre iu bë pritë nga ushtarët e Hamasit. Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë është 115, që nga nisja e ofensivës tokësore.

Ndërkohë, bombardimet ajrore janë më pak vdekjeprurëse për forcat izraelite, por kanë shkaktuar një numër të madh viktimash civile palestineze.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy