“Do të qëlloja çdo ushtar që…”, deputetja ukrainase: Nuk ka shans që një diktator i çmendur rus të më largojë nga vendi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do të qëlloja çdo ushtar që…”, deputetja ukrainase: Nuk ka shans që një diktator i çmendur rus të më largojë nga vendi

Deputetja ukrainase, Kira Rudik  e cila ka marrë armët për të mbrojtur kryeqytetin e vendit nga pushtimi rus, ka thënë se do ta bëjë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ajo shtoi se ishte e bindur se mund të qëllonte një ushtar rus nëse i shkonte në shtëpinë e saj, shkruan BBC.

Duke folur për “BBC Radio Scotland” të hënën, deputetja ukrainase tha: “Unë nuk kam asnjë plan për t’u larguar, ky është qyteti im, ky është vendi im dhe kam në plan ta mbroj atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Nuk ka asnjë shans që ndonjë diktator i çmendur rus të mund të më largojë nga vendi ku jetoj dhe ku dua të jetoj”.

Deputetja Rudik është një ndër qytetarët e shumtë në Ukrainë që kanë pranuar të armatosen, pas pushtimit rus.

“Ne morëm pushkë në parlamentin ukrainas dhe në dy ditët e fundit jam stërvitur për t’i përdorur ato, kështu që tani kam shumë besim se do të isha në gjendje të qëlloja dikë nëse ai vinte në shtëpinë time,” tha ajo.

Advertisement

Seputetja urkainase shtoi se sipas saj pushtimi rus do të zgjaste nga 10 ditë deri në dy javë, për shkak numrit të madh të viktimave në radhët e forcave ruse, moralit të ulët dhe papërgatitjes për një konflikt të zgjatur, theksoi ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy