Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi u kap duke trafikuar vepra antike.

Një telefonatë anonime në policinë greke, çoi në pranga shqiptarin, i cili veprat antike do ja shiste një person për afro 100 mijë euro

Sipas medias greke, monedhat ishin pjesë e një “thesari” nga një varr i lashtë. Midis tyre ishte një vepër argjendi që përshkruante Aleksandrin e Madh dhe Zeusin, me vlerë 5000 €.

Monedhat datojnë midis viteve 320 dhe 280 para Krishtit, me origjinë nga i njëjti vend arkeologjik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas një hetimi, oficerët gjetën më shumë antika të fshehura në një ambient të improvizuar në Nea Artaki./vizionplus.tv