Pjesë e grupit që trafikonte drogë në Greqi, arrestohet pas 9 vitesh në Kamëz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pjesë e grupit që trafikonte drogë në Greqi, arrestohet pas 9 vitesh në Kamëz

Arrestohet një 55-vjecar në lagjen “Argjinatura” në Kamëz në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëndrra e keqe”, .

 

Operacioni i nisur në vitin 2014, i zhvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke.

 

Advertisement

Naim Maloku banues në Kamez ishte  dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.

 

Në  vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”,  i zhvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë  greke, janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetin trafikonin lëndë narkotike.

 

Advertisement

Pjesë e këtij grupi ka qënë edhe shtetasi Naim Maloku.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy