Do trafikonte 70 kilogram kanabis nga Shqipëria drejt BE/ Rumuni arrestohet në Morinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Do trafikonte 70 kilogram kanabis nga Shqipëria drejt BE/ Rumuni arrestohet në Morinë

Një 48 vjeçar nga Rumania është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me 70 kilogram lënë narkotike, të cilën do e transportonte drejt vendeve të BE.

 

Florin Balanescu, kishte fshehur në shasinë e mjetit me të cilin po udhëtonte kanabisin, në një hapësirë të përshtatur.

 

Advertisement

Së bashku me lëndën narkotike, rumunit iu sekuestrua edhe makina në cilësinë e provës materiale dhe dy aparat celularë.

 

Ai akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

 

Advertisement

Kukës

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës.

 

Advertisement

Goditet një rast i tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Operacioni u finalizua falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative dhe  të administruara nga strukturat hetimore kundër narkotikëve, të DVP Kukës.

 

Advertisement

Sekuestrohen rreth 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

 

Vihet në pranga 48-vjeçari nga Rumania, që transportonte lëndën narkotike.

 

Advertisement

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nga Kukësi me destinacion një nga vendet e BE-së, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe me autoritetet doganore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Indicia”.

 

Në kuadër të këtij operacioni, në PKK Morinë, në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin rumun F. B., për të cilin disponohej informacion i marrë përmes inteligjencës informative, nga strukturat hetimore të DVP Kukës.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte ky shtetas, në shasi, në një hapësirë të përshtatur për të fshehur lëndë narkotike, u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe me 2 aparate celulare.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 48 vjeç, banues në Rumani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. 

 

Advertisement

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimi i thelluar, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy