Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan komentoi këtë të mërkurë deklaratën e kryeministrit italian, Mario Draghi, që e quajti diktaktor, pas episodit me presidenten e KE, Ursula von der Layen. Erdogan e quajti deklaratën të turpshme dhe të ndyrë.

 

“Deklaratat e kryeministrit italian tregojnë një arrogancë dhe vulgaritet të plotë. Një deklaratë e turpshme dhe e ndyrë. Ndërsa ne shpresonim ta çonim marrëdhënien tonë në një nivel për të avancuar, Draghi dha një goditje”, tha Erdogan.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kriza në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Romës u shkaktua nga sjellja e Erdogan me Ursula von der Leyen javën e kaluar, duke e lënë në këmbë për një moment.