Kryeministri italian e quan Erdogan një “diktator”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri italian e quan Erdogan një “diktator”

Kryeministri italian, Mario Draghi e etiketoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan një “diktator”.

 

Këtë deklaratë ai e bërë pas vizitës së presidentes së Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen në Turqi.

 

Advertisement

Rexhep Tayyip Erdogan, akomodoi presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në një divan, ndërsa ai dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, zunë vend te karriget zyrtare ku pas tyre qëndronin flamujt përkatës.

 

I pyetur për incidentin, Draghi tha në një konferencë për shtyp: “Unë isha shumë i pakënaqur nga poshtërimi ndaj presidentes Von der Leyen. Por me këta diktatorë, duhet të jesh i sinqertë në shprehjen e ndryshimeve të pikëpamjeve …por gjithashtu i gatshëm për të bashkëpunuar, për të bashkëpunuar, për të siguruar interesat e vendit.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy