VIDEO/ Sulmohet me grushte në mes të Prishtinës gazetari i njohur, quajti vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë të turpshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Sulmohet me grushte në mes të Prishtinës gazetari i njohur, quajti vizitën e Vjosa Osmanit në Tiranë të turpshme

Gazetari kosovar, Valon Syla, raportohet se është sulmuar fizikisht ditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Pejton” në rrugën “Robert Doll”.

Në këto pamje të publikuara nga mediat e Kosovës shfaqen momentet kur gazetari Syla goditet me grushte nga një person.

Në një moment Syla provon të largohet me taksi, por agresori nuk e lëshon por vazhdon ta qëllojë me grushte.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur viziten e Vjosa Osmanit ne Tirane te cilen e quajti te turpshme dhe me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve, raporton “Express”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy