Provokon këshilltari i Vjosa Osmanit: Ajo dhe Sali Berisha janë dy njerëzit më të besueshëm në Shqipëri e Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Provokon këshilltari i Vjosa Osmanit: Ajo dhe Sali Berisha janë dy njerëzit më të besueshëm në Shqipëri e Kosovë

Vizita në Shqipëri e kryeparlamentares dhe ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shkaktuar tension.

Vjosa Osmani u kritikua se i vuri zjarr një vizite që do të duhej të ishte normale, ndërsa pas kësaj vizite, të dielën në këtë “zjarr” ka hedhur benzinë edhe shefi i Kabinetit të Osmanit, Faton Peci.

Në një linjë me shefen e tij, Peci ka thumbuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke publikuar një fotografi me Osmanin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe kundërshtarin më të madh të Ramës, Sali Berishën.

Ai shkruan se Osmani e Berisha janë personalitetet me besueshmërinë më të madhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Advertisement

“Me dy nga përsonalitetet me besueshmëri më të lartë, andej e këndej kufirit!”, ka shkruar Peci.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy