Drejtori i CIA-s: Katër parashikimet që Putini i llogariti keq në luftën kundër Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drejtori i CIA-s: Katër parashikimet që Putini i llogariti keq në luftën kundër Ukrainës

Drejtori i CIA-s, Bill Burns është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur që të pushtojë Ukrainën, por duket se parashikimet e tij për ecurinë e luftës, nuk i kanë dalë siç i priste.

Sipas Burns, Putini besonte se me përdorimin e forcës, Ukraina do të pushtohej pasi ishte e dobët dhe mund të frikësohej lehtë.

Së dyti, sipas tij, Putin besonte se europianët, sidomos francezët dhe gjermanët, ishin të shpërqendruar dhe e urrenin të rrezikonin duke ndërhyrë.

Drejtori i CIA-s, është shprehur se Putin u tregua i gatshëm për luftën, pasi edhe më parë i kishte provuar sanksionet dhe i kishte bërë gati rezervat.

Advertisement

Supozimi i katërt i Putinit sipas Burns ishte se ai mendonte që ushtria e tij e përgatitur do të ishte e aftë për një fitore të sigurtë dhe me kosto minimale.

“Ai tashmë ka provuar se ka gabuar në çdo pikë,” tha Burns.

Pandemia globale Covid-19 e ka bërë edhe më të vogël rrethin e tij, tha Burns gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Inteligjencës në Dhomë për kërcënimet në mbarë botën.

“Ukrainasit do të vazhdojnë të rezistojnë ashpër dhe efektivisht,” shtoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy