Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur pas një konflikti me armë në Greqi, dëshmitari: Plumbat më “fluturonin” mbi kokë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur pas një konflikti me armë në Greqi, dëshmitari: Plumbat më “fluturonin” mbi kokë

Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur, ky është bilanci i përplasjes me armë mes dy familjeve në Vorizia të Kretës, në Greqi.

Mediat greke kanë dhënë detaje nga konflikti i përgjakur, ku janë përdorur armë të rënda.

Sipas mediave, konflikti ishte ndezur që një natë më parë, kur anëtarët e një familjeje i kishin vendosur tritol një banese në ndërtim në ishull. Ditën e sotme, anëtarët e familjes tjetër kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke lënë pas një bilanc lufte.

Një nga dëshmitarët në vendngjarje ka thënë për mediat vendase se ai ka parë një makinë 4×4 që vinte në drejtim të tij duke qëlluar me kallashnikov, dhe më pas ka parë një burrë të vdekur.

Advertisement

Menjëherë, dëshmitari ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje bashkë me disa ambulanca për të transportuar të plagosurit dhe viktimat.

Papritmas pashë një makinë 4×4 që qëllonte në të gjitha drejtimet. Nuk e kuptova nga vinin plumbat. Thjesht ndjeva sikur isha në ferr. Telefonova policinë dhe më thanë të shkoja në shtëpi. Armët duhet të kenë qenë kallashnikovë dhe disa pistoleta. Pashë edhe burrin e vdekur dhe, siç kuptova, puna ishte e kurdisur“, ka deklaruar dëshmitari në vendngjarje.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy