E nisur nga Venezuela, sekuestrohet 2.4 ton kokainë në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E nisur nga Venezuela, sekuestrohet 2.4 ton kokainë në Francë

Marina franceze kapi 2.4 ton kokainë nga një anije peshkimi që lundroi nga Venezuela në Oqeanin Atlantik, rreth 1500 kilometra në verilindje të Martinikut, njoftoi të hënën komanda e misionit të forcave të armatosura franceze në Antile. (Forces armées aux Antilles, FAA).

Operacioni u krye nga ekuipazhi i fregatës Ventôse, në bazë të informacionit të transmetuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe agjencia e zbatimit të drogës OFAST, shpjegoi në Facebook komanda e forcave të armatosura franceze në Antile.

Trafiku i drogës ka qenë veçanërisht intensiv në harkun Antile-Guajanë vitet e fundit, pasi trafikantët përdorin çdo drejtim të mundshëm për të transportuar sasi gjithnjë në rritje droge nga Amerika e Jugut në tregjet evropiane dhe amerikane.

Në vitin 2022 u kapën 27.7 ton kokainë, sipas të dhënave të fundit nga autoritetet franceze, një sasi e rritur me 5% krahasuar me vitin 2021. Sasia është pesëfishuar në dhjetë vjet. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy