E qëlluan disa herë me thikë, humb jetën deputeti britanik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E qëlluan disa herë me thikë, humb jetën deputeti britanik

Deputeti konservator Sir David Amess ka ndërruar jetë pasi u godit me thikë në zyrën e tij lokale në një qark pranë Londrës gjatë një takimi elektoral me votuesit në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, në jug të Essex.

Mediat britanike raportojnë se në pranga është vënë autori i dyshua.

Mjekët u përpoqën që t’i jepnin ndihmën e parë deputetit i cili qëndronte i shtrirë në dyshemenë e kishës për më shumë se një orë por ai nuk mundi të mbijetonte.

Advertisement

Të pranishmit në kishë panë të tmerruar sesi i riu e goditi disa herë me thikë Amess dhe më pas tentoi që të largohej.

Deputeti konservator përfaqësoi Southend West në Essex dhe është zgjedhur që nga viti 1983.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy