
Një foshnje e sapolindur ëhstë gjetur pranë një koshi plehrash në Torino të Italisë.
ANSA raporton se ka qenë një punëtor 49-vjeccar i cili ka dëgjuar rënkimet e një fëmje që vinin nga një kosh plehrash në një rrugicë pranë shtëpisë së tij në Villanova Canavese, në provincën e Torinos.
Kur u afrua, vuri re një qese plastike, brenda së cilës ishte foshnja, me placentën dhe kordonin e kërthizës ende të ngjitur.
Sipas burimeve hetimore foshnja është mirë. Ekipi mjekësor e kanë quajtur djalin Lorenzo.
Advertisement
/Vizionplus.tv/