Duket se liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për planin e rimëkëmbjes të propozuar nga Franca dhe Gjermania.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh e rezervuar pas bisedimeve që zgjatën rreth 6 orë.

“Më duhet të them, se dallimet në qëndrime janë ende shumë të mëdha dhe nuk mund të them nëse do të arrijmë në një përfundim këtë herë, gjë që do të ishte e dëshirueshme. Në ditët në vijim do të zhvillojmë sërish negociata, të cilat do të jenë shumë të vështira”, thotë Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Samiti është parashikuar të zgjasë edhe këtë të shtunë. Madje nuk përjashtohet mundësia qe të vijoje edhe deri të hënën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse liderët nuk arrijnë të gjejnë dakordësinë as këtë herë, është parashikuar mbajtja e një samiti të dytë brenda muajit.

Mosmarrëveshjet më të mëdha janë për shumën që arrin në 750 miliardë euro si dhe çështjen e buxhetit prej pothuajse 1.1 trilionë euro të BE.

Përplasjet lidhen me faktin se prej 750 miliardë eurove duhet te jepen si grante dhe sa si kredi.

Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave, por vendet më të prekura si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, Banka Qendrore Evropiane ka parashikuar rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit./VIZION PLUS/

The post Ekonomia e Eurozonës/ BE nuk gjen dakordësi për rimëkëmbjen appeared first on Vizion Plus.