Reforma zgjedhore, Bylykbashi paralajmëron “dështimin”: Pa teknologjinë çdo dakordësi tjetër e arritur nuk ka asnjë vlerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma zgjedhore, Bylykbashi paralajmëron “dështimin”: Pa teknologjinë çdo dakordësi tjetër e arritur nuk ka asnjë vlerë

Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se në rast se nuk do të ketë identifikim të plotë biometrik, atëherë çdo konsensus i arritur në pikat e tjera në këtë tryezë është i kotë. Që do të thotë nëse ky kusht i opozitës nuk do të realizohet, atëherë reforma Zgjedhore është në rrezik.

“Sot këshilli politik vazhdoi diskutimin që çështjen e rëndësishme që dje shkaktoi debat, refuzimin e PS për të futur verifikimin biometrik të zgjedhësve me qëllimin e vetëm për të bllokuar mbushjen e kutive, pa u siguruar kjo numërimi i votave do ishte i falsifikuar. Refuzimi edhe sot, jo vetëm është një kundërshtim nga çështjet kryesore bën të pamundur arritjen e konsensusit, siç është administrimi i zgjedhjeve, roli i që do të ketë Kolegji Zgjedhor. Për këtë bën propozim, duke sugjeruar që të jetë GJK trupa që do të shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe kandidatëve, e pamundur që të shkohet më tej.

Nëse PS do të reflektojë dhe do të heqë dorë nga zvarritje dhe reflektuar për këtë çështje i hapet rruga kompromiseve të tjera. Propozimi i opozitës është futja teknologjisë në votim, votim dhe numërim në të gjitha qendra e votimit. Duke ditur që teknologjia është e gatshme dhe e demostruar të gjithë aktorëve, është e mundshme të zbatohet. Kemi pranuar që të ecet me identifikim bimetrik për pjesën tjetër. Një pjesë e madhe e kutive në ditët e zgjedhjeve do të mbyshen nga ata që lejojnë të votën e emigrantëve kur emigrantët s’votojnë, apo komisionerët të mbyshin kutinë haptazi kriminale.

Nëse nuk bëhet ajo që sugjerojmë ne, procesi zgjedhor është i pamundur për certifikim të zgjedhjeve. Qeveria transitore është kërkesë e padiskutueshme, prandaj s’pati kompromis për rolin e policisë. Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë që kjo garanci të jetë e plotë në legjislacion. KQZ nuk është diskutuar dhe do jetë pjesë e hapësirave për kompromis. Ia bëmë të qartë mazhorancës që pa dakordësi për identifikimin biometrik, të gjitha dakordësitë e tjera nuk ka vlerë. Ka ende hapësirë që të reflektojnë dhe që të bien dakord në interes të shqiptarëve jo të kryeministrit Edi Rama”, tha Bylykbashi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy