Fëmijët lindin edhe në luftë/ Nënat shtatzëna dhe mjekët përballen me kushte të vështira

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fëmijët lindin edhe në luftë/ Nënat shtatzëna dhe mjekët përballen me kushte të vështira

Kështu duket vendi ku kanë ardhur në jetë shumë fëmijë ukrainas, qëkurse ka nisur lufta.

 

Mjeku obstetër-gjinekolog, Kyrylo Ventskivskiy ishte duke punuar në turnin e natës kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.
Kirilo vazhdon misionin e tij në kushtet më primitive që mund të ofrojë një strehë për bomba.

 

Advertisement

KYRYLO VENTSKIVSKIY
MJEK OBSTETER-GJINEKOLOG
“Ky është vendi ku ka ardhur në jetë foshnja, siç mund ta shihni kushtet nuk janë shumë të favorshme. Temperatura e përshtatshme e ambientit për një të porsalindur duhet të jetë rreth 26 gradë celsius, e patëm shumë të vështirë që ta mundësonim këtu. Vendosëm një ngrohës këtu, një në anën tjetër, në mes ishte një llambë me rreze ultravjollcë, dhe kështu e ngrohëm vendin.”

 

Pajisjet teknologjike sigurisht nuk mund të instalohen në këtë bunker, prandaj mjekët janë kthyer pas në kohë, duke përshtatur metoda të tjera funksionale.

 

Advertisement

“Këto mjetet e drurit zëvendësuan monitorët kardiakë, e kishim të pamundur t’i kishim këtu. Në departamentin e obstetrikës ato funksionojnë për të matur rrahjet e zemrës dhe për të vëzhguar gjendjen e përgjithshme të bebit. Përpara se të shpikeshin monitorët, doktorët përdornin tuba të tillë druri. E vendos në barkun e nënës dhe ke mundësinë të dëgjosh rrahjet e zemrës.”

 

Mjeku obstetër-gjinekolog, qëkurse ka nisur lufta, gjatë gjithë kohës ka qëndruar në këtë vendstrehimi, ku ofrohet ndihmë shëndetësore, kryesisht për gratë shtatzëna.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy