Festë e madhe në rrugët e Romës/ Italia pritet nga Presidenti dhe Kryeministri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festë e madhe në rrugët e Romës/ Italia pritet nga Presidenti dhe Kryeministri

E hëna ka qenë e gjitha një ditë feste për italianët, të cilët kanë përshëndetur sukesin e madh të kombëtares së tyre, e cila fitoi titullin e kampiones së Evropës të dielën kundër Anglisë në Wembley.

 

Ndonëse, mbërritja në Romë u bë në orët e para të mëngjesit, festa kryesore ishte ruajtur për në orët e pasdites në kryeqytet.

 

Advertisement

Fillimisht, i gjithë ekipi, edhe stafi i Italisë u prit në Presidencë nga kreu i shtetit, Mattarella. Ky i fundit, pasi i komplimentoi, e konsideroi suksesin në Europian “një krenari të madhe për italianët”.

 

Pas pritjes në Presidencë, kampionët e Europës, hipur në një autobus të zbuluar, janë drejtuar pallatit kryeministror për t’u takuar me kreun e Këshillit të Ministrave, Mario Draghi. I gjithë ky itinerar me autobus është shoqëruar me një turmë shumë të madhe qytetarësh italianë, në ekstazë për suksesin e jashtëzakonshëm në kampionatin europian.

 

Advertisement

Interesant fakti që përveç përfaqësuesve të futbollit, në takimet festive, ka qenë i pranishëm edhe tenisti Berrettini, i cili luajti të dielën finalen e Wembley don në Londër, humbur kundër gjigantit Djokoviç.

 

Suksesi i të kaltërve është përjetuar gati-gati si një festë kombëtare për italianët, duke qenë se kishin 53 vjet që nuk e fitonin kampionatin evropian. Ata mundën në finalen e Wembley me penallti Anglinë vendase, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan 1 me 1.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy