Festë në Spanjë pas heqjes së gjëndjes së jashtëzakonshme, Britania lehtëson masat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festë në Spanjë pas heqjes së gjëndjes së jashtëzakonshme, Britania lehtëson masat

Britania e Madhe do të hedh një hap të rëndësishëm për të rikthyer jetën e qytetarëve në normalitet. Nga e hëna më 17 maj, do të lejohen grumbullimet deri në 30 persona, do të hapën serish aktivitetet e organizuara sportive dhe hotelet, ndërsa do të lejohen edhe përqafimet mes personave te afërt. Pub-et, restorantet dhe kafenetë do të jenë në gjendje t’iu shërbejnë klientëve në ambientet e brendshme.

 

Gjithashtu kinematë, teatrot si dhe stadiumet do të rihapen. Qytetarët do të udhëtojnë përsëri jashtë vendit për sa kohë që ata ndjekin protokollin e  sigurisë. Ndërsa mbajtja e maskave në bangat e shkollave të mesme nuk do të kërkohet më pas 17 majit. Kryeministri i vendit Boris Johnson tha se edhe pse masat janë lehtësuar, qytetarët duhet të jenë ende të kujdesshëm.

 

Advertisement

BORIS JOHNSON

KRYEMINISTER NE BRITANINE E MADHE

“Në fakt, për më shumë se një vit në një pandemi, të gjithë e dimë se kontakti i ngushtë, si përqafimet, është një mënyrë e drejtpërdrejtë e transmetimit të sëmundjes. Mos harroni se jashtë është më sigurt sesa në ambiente të mbyllura dhe nëse takoheni në ambiente të mbyllura, mos harroni të hapni një dritare dhe të lini ajër të pastër”

 

Advertisement

Më shumë se dy të tretat e të rriturve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë një dozë të vaksinës të koronavirusit, nga afro 18 milionë qytetarë që kanë injektuar dozën e dytë.

 

Ndërkohë edhe Spanja vendosi të lehtësojë masat duke i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimi lejon që spanjollët të udhëtojnë në të gjitha rajonet. Restorantet e lokalet do të jenë në gjendje të shërbejnë përsëri deri në orën 23:00.

 

Advertisement

Edhe Irlanda ka lehtësuar masat anticovid.  Vendi do të rihapë dyqanet me pakicë, si dhe Muzetë, galeritë dhe bibliotekat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy