
Ka dalë negativ testi i drogës që iu bë kryeministres së Finlandës Sanna Marin, të premten e kaluar.
Marin pranoi të bënte testin, pas qarkullimit në rrjet të disa videove, ku ajo u shfaq në një festë private të shfrenuar.
Advertisement
Në njërën prej videove, teksa ajo vallëzonte e ulur në dysheme, raportohej se është dëgjuar që dikush të ketë përmendur një fjalë që i referohej kokainës.
Ajo është kritikuar për “sjelljet” e saj dhe për mundësinë që të ketë përdorur substanca narkotike, por Marin këtë e ka mohuar.
Advertisement