FOTOT: Brenda super jahtit të Putinit, me pishinë, sallë kërcimi dhe tualet prej ari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat britanike kanë publikuar së fundmi fotot e një superjahti luksoz i cili mendohet se i përket presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Nga ajo që shihet, Putin, i cili ka hapur një front lufte në Ukrainë, nuk është kursyer fare për mjetin e tij lundrues me 6 kuverta, i cili përmban pishina, salla kërcimi, madje dhe tualet prej ari.

Gjatë ditëve të fundit është rritur presioni ndaj autoriteteve italiane, të cilave iu kërkohet sekuestrimi i jahtit Scheherazade, çmimi i të cilit mendohet të arrijë mbi 750 milionë paundë dhe përdorimi i këtyre parave për viktimat e luftës në Ukrainë.

Një person që ka punuar për ndërtimin e këtij jahti tregon se çdo sipërfaqe e tij është me mermer dhe ar. Madje ai shton se mjeti lundrues ka dhe një spital.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy