
Publikohen foto nga momentet e fundit të forcave ushtarake amerikane në Afganistan.
Fotot tregojnë momentet kur anëtarët e Divizionit të 82-të ajror ngjiten në avionin e fundit amerikan që u largua nga aeroportit të Kabulit. I fundit që ngjitet është Gjeneral Majori Christopher Donahue, komandanti i këtij divizioni.
Gjenerali Frank McKenzie, shefi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se largimi i forcave amerikane nga Afganistani përfundoi zyrtarisht në orën 3:29 në pasditen e të hënës me orën e Uashingtonit, ose 1 minutë para mesnate në Kabul. Pas largimit nga Kabuli, trupat e fundit amerikane zbritën në Kuvajt.
Advertisement