
Muzeu i parë i kanabisit është hapur në Zagreb të Kroacisë, dhe gjendet pikërisht përballë stacionit të policisë në rrugën Petrinjska.
I shtrirë në 400 metra katrorë në dy kate të ndara, mund të mësoni gjithçka që ju ka interesuar për këtë bimë. Në katin e parë të muzeut gjenden të dhënat për këtë bimë, morfologjinë, llojet dhe nënllojet si dhe historia sesi erdhi deri të përdorimit i saj në kultura të ndryshme.
Përmes wall of shame, vizitorët mund të njoftohen me fytyra të famshme të historisë dhe të mësojnë se cili ka qenë roli i bimës shumë shekuj më parë.
Për të hyrë në muze duhet të paguani 50 kuna, e në biletën hyrëse gjenden disa gjethe të cilat mund t’i “shijoni” nëse i mbështillni dhe tymosni.
Advertisement