
Presidenti rus Vladimir Putin ka rritur agresionin në Ukrainë, ndërkohë që sot pritet të zhvillohet takimi i dytë i negociatave të paqes. Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në mëngjes ka thënë se bombardimet ruse nuk janë ndalur që nga mesnata.
Zelensky foli edhe për pandeminë, duke kujtuar rastin e parë me Covid në vend, të regjistruar 2 vite më parë. “Por tani na ka sulmuar një virus tjetër”, tha ai.
Zelensky tha se Rusia ka ndryshuar taktik dhe po bombardon edhe objekte civile, pasi e kuptoi se rezistenca ukrainase i hoqi nga duart “fitoren e shpejtë” që kishte parashikuar.
Advertisement