FOTOT/ Rusët të revoltuar me Putin: Na ka kthyer në të kaluarën tonë të mjerueshme të Bashkimit Sovjetik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTOT/ Rusët të revoltuar me Putin: Na ka kthyer në të kaluarën tonë të mjerueshme të Bashkimit Sovjetik

Miliona qytetarë rusë po ndiejnë tashmë pasojat e pushtimit të Ukrainës nga vendi i tyre, me radhë të gjata që njerëzish jashtë bankave, ndërsa përpiqen të tërheqin para.

Teksa raketa dhe predha binin në Kiev dhe Kharkiv, qytetarët në Moskë u panë duke qëndruar në radhë që të kujtonin radhën e bukës dhe mishit në kohën e Bashkimit Sovjetik, ndërsa rubla ra në nivelet më të ulëta ndonjëherë.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Evropa dhe Kanadaja njoftuan një sërë sanksionesh të reja ditët e fundit, duke përfshirë bllokimin e aksesit të disa huadhënësve rusë në sistemin ndërkombëtar të pagesave SWIFT, ndërkohë që SHBA bllokoi bankën qendrore të Rusisë nga transaksionet me dollarin.

Kjo e çoi ekonominë ruse në rënie të lirë pasi rubla ra 30 për qind kundrejt dollarit, duke detyruar bankën qendrore të rrisë normat e interesit në 20 për qind dje, ndërsa rregullatorët refuzuan të hapnin bursën e Moskës këtë mëngjes.

Advertisement

“Ndjehem sikur jam kthyer në Bashkimin Sovjetik. Jemi kthyer në radhët e vjetra sovjetike për këpucë ose sallam, kur ishim të shkëputur plotësisht nga Perëndimi. Nuk kemi mësuar asgjë? Ne kishim shkuar drejt Evropës dhe Amerikës, por Putini na ka kthyer në të kaluarën tonë të mjerueshme sovjetike, të cilën e kishim 30 vjet më parë”, tha Anatoli, 46 vjeç, një shkencëtar, ​​ndërsa qëndronte në mënyrë stoike në vendin numër 152 në radhë për të këmbyer rublat që kishte në dorë me dollarë apo euro.

Një tjetër qytetar tha: “Nuk ka dollarë, nuk ka rubla – asgjë. Epo, ka rubla, por unë nuk jam i interesuar për to. Nuk di çfarë të bëj. Kam frikë se po shndërrohemi në Korenë e Veriut apo Iranin tani”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy