“Gati për luftë nukleare”/ Zelenskyy i kërkon botës të përgatitet për përplasjen bërthamore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gati për luftë nukleare”/ Zelenskyy i kërkon botës të përgatitet për përplasjen bërthamore

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski këmbëngul se të gjitha vendet e botës duhet të përgatiten për mundësinë që Vladimir Putin të mund të përdorë armë taktike bërthamore në luftën e tij kundër Ukrainës.

 

Në një intervistë për CNN, Zelenski thekson se kohëzgjatja e luftës varet nga pesha e sanksioneve të perëndimit ndaj Moskës.

 

Advertisement

VOLODYMR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

“Putin nuk e vlerëson jetën e popullit të Ukrainës, madje kërkon të na shfarosë prandaj mund të përdorë edhe armë bërthamore ose kimike. Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha vendet duhet të shqetësohen për këtë. Ne duhet të mendojmë të mos kemi frikë, por të jemi gati. Kjo nuk është një çështje që prek vetëm Ukrainën, por për të gjithë botën.”

 

Advertisement

Presidenti Zelenski deklaroi se të paktën 3 mijë ushtarë ukrainas kanë vdekur në luftë ndërsa rreth 10,000 të tjerë janë plagosur. Numri i civilëve të vrarë ende nuk është i qartë.

 

“Është e vështirë të flitet për civilët, pasi jugu i shtetit tonë, ku qytetet janë të bllokuara, Hersoni, Berdijanska, Mariupoli më tej në lindje dhe zonat në lindje ku gjendet Volnovaha, ne thjesht nuk e dimë se sa njerëz kanë vdekur në atë zonë që është e rrethuar nga trupat ruse.”

 

Advertisement

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që nga fillimi i luftës kanë humbur jetën të paktën 3 mijë qytetarë në Ukrainë dhe po aq kanë mbetur të plagosur. Por këto janë vetëm shifrat e dokumentuara.

 

Këtë të shtunë, u intensifikuan sulmet me raketa në qytetet e Kievit dhe Lvivit, pas kërcënimeve nga Rusia se do të shtojë sulmet në kryeqytetin ukrainas. Moska ka akuzuar trupat ukrainase se kanë shënjestruar qytetet kufitare ruse.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy