Gjermani: Thirrje për grevë të transportit publik të premten

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermani: Thirrje për grevë të transportit publik të premten

Sindikata Verdi e Gjermanisë thirri një grevë të transportit publik të premten, disa orë pasi drejtuesit e trenave përfunduan grevën e tyre shumëditore hekurudhore.

Greva do të zhvillohet në të gjitha shtetet federale të vendit, përveç Bavarisë, të premten, më 2 shkurt, tha zëvendëspresidentja e Verdi, Christine Bechle në Berlin.

“Është koha për të bërë më shumë presion mbi punëdhënësit”, shtoi ajo, duke iu referuar negociatave të dështuara për pagat midis punëdhënësve dhe punëtorëve.

Më shumë se 90,000 punëtorë në 132 kompani lokale që operojnë autobusë, tramvaje dhe metro pritet t’i bashkohen mobilizimit.

Advertisement

Në qendër të negociatave është përmirësimi i kushteve të punës, reduktimi i orëve javore të punës dhe rritja e së drejtës për pushime.

“Kemi një mungesë dramatike të fuqisë punëtore në transportin publik dhe presion të jashtëzakonshëm ndaj punëtorëve. Autobusët dhe trenat anulohen çdo ditë në të gjitha zonat sepse nuk ka staf të mjaftueshëm”, tha Behle.

Kujtojmë se pas pesë ditësh grevë, sindikata e makinistëve pranoi t’i jepte fund grevës, e cila ishte planifikuar të zgjaste deri në orët e vona të së hënës pasdite, që nga mesnata e së dielës.

Sipas llogaritjeve të ekonomistëve, greva pesë-ditore tashmë i ka kushtuar ekonomisë gjermane rreth gjysmë miliardë në total./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy