Gjermania me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 1 miliard eurosh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej 1 miliard eurosh

Gjermania ka njoftuar për një pako të re të ndihmës në vlerë prej rreth 1 miliard eurosh. Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë shtoi se pakoja e ndihmës ushtarake përfshin pajisje për mbrojtje ajrore, armë dhe makina tokësore.

 

“Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me atë që ka nevojë në mënyrë më urgjente: me mbrojtje ajrore, municion dhe tanke”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

 

Advertisement

“Me këtë pako të re të ndihmës ne do të rrisim gatishmërinë operacionale të forcave të armatosura ukrainase për muajt në vijim”.

 

Pistorius tha se në pakon e re përfshihen sisteme raketore Patriot, por edhe sisteme shtesë të llojit IRIS-T dhe tanket Gepard.

 

Advertisement

Gjermania po ashtu do t’i ofrojë Ukrainës makina ushtarake, por edhe pajisje të tjera të paspecifikuara në vlerë prej 20 milionë eurosh.

 

Që nga qershori, Ukraina – që përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit të kaluar – ka nisur një kundërofensivë në jug dhe lindje. Megjithatë, kjo kundërofensivë është duke shkuar më ngadalë seç pritej./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy