Greqia merr vendimin e rëndësishëm/ Nga data 9 tetor liri e plotë për të vaksinuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia merr vendimin e rëndësishëm/ Nga data 9 tetor liri e plotë për të vaksinuarit

Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris ka njoftuar se duke filluar nga data 9 tetor e për 15 ditë me radhë do të ketë liri të plotë për të vaksinuarit.

Ministri ka deklaruar se nga 9 tetori të vaksinuarit do të mund të rikthehen në normalitet, duke vepruar e kryer çdo aktivitet si para pandemisë. Kjo do të thotë që mund të qarkullojnë pa maska, të argëtohen në qendrat e natës, të kenë akses kudo, vetëm me certifikatën e vaksinimit.

Ndërkohë që për zonat e kuqe, për momentin Greqia Veriore ku përqindja e të vaksinuarve është akoma e ulët, do të ketë paralajmërime dhe thirrje për masa mbrojtëse, por jo të detyrueshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy