Greqia shtrëngon masat anti-COVID/ Selaniku dhe Serres futen në izolim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia shtrëngon masat anti-COVID/ Selaniku dhe Serres futen në izolim

Ndërsa bota po përballet me valën e dytë të pandemisë, disa shtete evropiane kanë rikthyer masat shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit këtë të martë.

Pasi sulmit terrorist që goditi Vienën të hënën, kufizime të reja u vendosën në Austri. Ndërkohë, Greqia ka filluar një izolim të pjesshëm.

Shkollat ​​dhe çerdhet në Austri do të qëndrojnë të hapura. Mirëpo, në Vjenë, për shkak të sulmit, fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Njerëzit nuk lejohen të dalin nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 6 të mëngjesit, ndërsa takimet do të jenë të kufizuara.

Advertisement

Nga ana tjetër, qyteti i dytë më i madh i Greqisë, Selaniku dhe provinca veriore e Serres, ndodhen në izolim, pas rritje së rasteve të reja me COVID.

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas njoftoi të hënën se banorët do t’iu duhet të dalin nga banesat e tyre vetëm në raste specifike dhe urgjente. Para se të dalin nga shtëpia, ata duhet t’iu dërgojnë paraprakisht një mesazh autoriteteve për t’i njoftuar.

Të gjitha dyqanet do të mbyllen. Përjashtim bëjnë ushqimoret, supermarketet dhe farmacitë. Sa iu përket shkollave, ato do të qëndrojnë të hapura.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi gjatë fundjavës një shtetrrethim mbarëkombëtar, ndërsa mbajtjen e maskës mbrojtëse e bëri të detyrueshme.

Advertisement

Nga ana tjetër, baret, restorantet, palestrat, muzetë, teatrot dhe kinematë do të mbyllen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy