Hamasi nuk ndryshon qëndrim: Nuk ka shkëmbim pengjesh deri në përfundim të luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hamasi nuk ndryshon qëndrim: Nuk ka shkëmbim pengjesh deri në përfundim të luftës

Hamasi vijon të mos ndryshojë qëndrim lidhur me situatën e pengjeve. Zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan, deklaroi se nuk do të ketë negociata apo shkëmbim të burgosurish derisa të ndalojë sulmi i Izraelit në Rripin e Gazës.

 

“Ne e mbajmë kryeministrin izraelit, Netanyahun plotësisht përgjegjës për jetën e pengjeve izraelite dhe për parandalimin e përfundimit të marrëveshjes së shkëmbimit”, shtoi ai.   

 

Advertisement

Pas përfundimit të armëpushimit, Izraeli vijoi me sulmet e përgjakshme në Gazë, duke vrarë qindra civilë në pak kohë. Si pasojë, Hamasi deklaroi se nuk do të ketë asnjë negociatë për shkëmbim apo lirim pengjesh, si kusht deri në përfundim të sulmeve.

 

Rreth 85% e popullsisë së përgjithshme të Gazës është zhvendosur për shkak të sulmeve, ndërsa Izraeli ka paralajmëruar zgjerim të ofensivës duke kërkuar që civilët të largohen drejt jugut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy