Harris përplaset me protestuesit pro-palestinezë: Nëse doni që të fitojë Trump vazhdoni, por unë po flas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Harris përplaset me protestuesit pro-palestinezë: Nëse doni që të fitojë Trump vazhdoni, por unë po flas

Kandidatja demokrate për presidente e SHBA, Kamala Harris, është përplasur me një grup protestuesish pro-palestinezë gjatë një tubimi brëmjen e së mërkurës.

Gjatë kohës që Harris ishte duke folur 6 protestues nisën të bërtasin: “Kamala, Kamala nuk mund të fshihesh! Ne nuk do të votojmë për gjenocid”.

Edhe pse fillimisht u duk sikur Kamala Harris e kishte situatën nën kontroll, dhe u duk mjaft e qetë ndërsa u tha protestuesve se: “Unë jam këtu sepse ne besojmë në demokraci. Zëri i të gjithëve ka rëndësi. Por unë po flas tani. Unë jam duke folur tani”.

Por toni i saj i zërit filloi të ndryshojë dhe të bëhet më i fortë, ndrësa protestuesit nuk prnauan të heshtnin.

Advertisement

E dini çfarë? Nëse dëshironi që Donald Trump të fitojë, atëherë vazhdojeni këtë. Përndryshe, unë po flas”, tha Harris.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy