Hungaria veto ndihmës për Ukrainën, Orban nuk lejon dhënien e paktës prej 54 miliardë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hungaria veto ndihmës për Ukrainën, Orban nuk lejon dhënien e paktës prej 54 miliardë euro

Hungaria  i ka vënë veto paketës së ndihmës prej 54 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian për Ukrainën.

Në një postim në platformën “X”,  kryeministri hungarez Viktor Orban bëri të ditur se në samitin e mbajtur në Bruksel, ata si shtet kanë refuzuar paketën e re të ndihmës financiare të Unionit për qeverinë në Kiev.

“ Veto për paratë shtesë për Ukrainën”, shkroi Orban në rrjete sociale.

Anëtarët e BE-së po përpiqeshin të ndryshonin qëndrimin kundërshtues të Hungarisë në mënyrë që të miratohej mbështetja e re financiare për Ukrainën dhe të fillonin negociatat e anëtarësimit.

Advertisement

Në bisedimet e pranimit pati mosmarrëveshje për shkak të Hungarisë, e cila u shpreh kundër vendimit të marrë nga vendet e tjera anëtare të bllokut.

Në fillim të kësaj jave, Orban pohoi se Ukraina duhet ende të plotësonte tre nga shtatë kushtet e nevojshme për bisedimet e pranimit dhe për rrjedhojë, nënvizoi se nuk kishte asnjë arsye aktuale për të negociuar anëtarësimin në BE për Kievin.

Kryeministri hungarez e quajti njoftimin se Ukraina po fillonte negociatat e pranimit “një vendim krejtësisht të pakuptimtë, irracional dhe të pasaktë”.  /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy