
Të paktën 13 policë u vranë nga një sulm i grupit terrorist ISIS në Irak.
Sipas raportimeve sulmi ndodhi në një pikë kontrolli të policisë rreth 65 kilometra në jug të qytetit Kirkuk.
Advertisement
Qeveria irakiane e shpalli të mposhtur grupin ekstremist në fund të vitit 2017, por ata ende kanë disa celula aktive.
Më 19 korrik një sulm i ISIS vrau 30 qytetarë në një treg në periferi të Bagdadit.
Advertisement