Izraeli arreston 70 anëtarë të Hamasit, Ministra e Shëndetësisë: Rrethuan spitalin, nuk lejuan mjekët të kujdesën për të plagosurit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Izraeli arreston 70 anëtarë të Hamasit, Ministra e Shëndetësisë: Rrethuan spitalin, nuk lejuan mjekët të kujdesën për të plagosurit

Ushtria izraelite deklaroi se ka arrestuar më shumë se 70 anëtarë të Hamasit në një spital në Gazën veriore. Forcat izraelite pretendojnë se ushtarët e Hamasit u vetëdorëzuan së bashku me armët e tyre.

Ndërkohë, Hamasi ka përgënjeshtruar këto deklarata duke akuzuar se forcat izraelite po pengojnë personelin mjekësor në këtë spital për t’u përkujdesur për pacientët.

Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë deklaroi se dy nga pacientët ndërruan jetë nga mungesa e kujdesit.

Më herët, OKB raportoi se spitali ishte  rrethuar nga trupat dhe tanket izraelite për ditë të tëra,.

Advertisement

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor, Izraeli ka akuzuar Hamasin për përdorimin e spitaleve për qëllime ushtarake. Qindra mijëra njerëz janë larguar nga Gaza veriore, e cila ishte fokusi i mëhershëm i luftës.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy