Izraeli mori përgjegjësinë për vrasjen e një zyrtari të qeverisë së Hamasit në Gaza.
Sipas Sky News, Hamasi konfirmoi se Abdul Fattah Al-Zurai’i, ministri i Financave u vra së bashku me nënën e tij në një sulm ajror të dielën.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se ai punonte gjithashtu në departamentin e prodhimit të krahut të armatosur të Hamasit.
IDF deklaroi se Al-Zurai’i kishte një rol të rëndësishëm në drejtimin e përpjekjeve për të marrë kontrollin e ndihmave humanitare që hynin në Gaza dhe se ai ishte përgjegjës për shpërndarjen e karburantit, gazit dhe fondeve për qëllime terroriste.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Teksa njoftoi vdekjen e tij, Hamasi tha se vrasja nuk do ta pengonte atë nga kryerja e detyrës sonë kombëtare ndaj popullit tonë palestinez.