Bombardimet e reja mbi Gaza vrasin dhjetëra njerëz/ Izraeli: Goditëm më shumë se 100 objektiva të Hamasit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë natës mes te enjtes dhe te premtes, forcat izraelite goditën më shumë se 100 objektiva të Hamasit në Gaza.

Midis shenjestrave ishte edhe një anëtar i komandës detare të Hamasit, Amjad Majed Muhammad Abu ‘Odeh, i mbajtur nga Izraeli si bashkëpërgjegjës për sulmin e 7 tetorit dhe masakrën e civilëve izraelitë.

Ushtria tha se goditi gjithashtu një tunel, depo armësh dhe disa qendra komandimi. Një ekip i raketave të Hamasit që tentoi të godiste një aeroplan u neutralizua gjithashtu.

Nderkohe referuar agjencise palestineze te lajmeve “Wafa”, midis natës dhe agimit të së premtes në mëngjes, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kryen bombardime të reja ajrore në Rripin e Gazës, veçanërisht duke goditur qytetin jugor të Khan Yunis, ku të paktën 21 njerëz vdiqën dhe të paktën 79 mbetën të plagosur./Tgcom

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy